Shoqata Bijte e Shqipes ndodhet ne Philadelphia por besoj se i ka antaret e saj nga e gjithe Shqiperia. :) Kete te shtune ata festuan 10 vjetorin e shoqates edhe mqs mora pjese ne takimin edhe mbremjen e organizuar me kete rast edhe kryesia e shoqates pati miresine te pranonte krijimet e mia modeste te prezantoheshi ne biblioteken e tyre vendosa te ndaj me ju disa momente nga keto aktivitete. Shpresoj qe fotografite te paraqesin sado pak nga atmosfera e dites se sotme.
3 Comments
Me nevojitet nje busull kaq shume ndonjehere. Nje mjet i vogel qe te me ndihmoje, tregoj se ku te shkoj me pas. Si te veproj. Ku te eci edhe si te eci, me hap te lehte sepse rruga eshte e mbuluar me bar jeshil e lule te sapocelura, apo me kujdes sepse nje humnere e erret fshihet para meje. Por nuk ka asnje busull.
Ka vetem fragmente te thyhera te asaj qe mund te ishte nje busull, ndergjegja, familja, vlerat morale, miqte….Zoti…, por ne nje fare menyre, ndonjehere asnje nga keto nuk mjafton. Ne ato momente kur vetebesimi yt eshte thyher edhe vuan temerresisht nga momentet e hidhura te se kaluares, kur ti nuk e di nqs eshte poshterimi i deshtimit apo suksesi ai qe pret per te ne ate kthesen e ashper ne rruge; ne ato momentet e vetmuara, te errta, busulla jote e thyher s'te mjafton…. Gjithsesi hapat duhen hedhur, kembet e tua duhet ti detyrosh te ecin… Ke frike? Patjeter! Por te duhet te ecesh. Ti duhet te vashdosh te levizesh perpara. Edhe pas nje fare kohe do ta kuptosh se busulla jote e thyher, persado qe nuk te drejton deri ne fund e nuk te tregon destinacionin tend perfundimtar do te jete aty per ty si sistemi me i mire suportues qe egzsiton. Jo aq keq per nje busull te thyher! Por mbase nuk ishte e thyher asnjehere ne te vertete. Mbase po te conte me te vertete ne destinacionin tend perfundimtar: ne krahet e hapur te atyre qe te duan e do te jene aty per ty cfare do qe te ndodhi, cfare do lloj hapash te besh, sa do here te biesh… Keshtu qe vleresoje 'busullen tende te thyher' sepse do te drejtoj tek nje thesar si asnje tjeter. :) |
AuthorJam ne fillesat e mia si shkrimtare edhe pse kjo ka qene dashuria ime e pare. :) Nqs ju pelqejne krijimet e mia apo nqs keni ndonje keshille specifike me lini te ditur duke komentuar tek blog-u. Archives
July 2012
Categories
All
|