Dita e sotme i ngjason nje pike vese qe rreshqet nga petalet e nje trendafili. E bukur, e paster, rrezellitese, e pakapshme...
Nje pranvere e vogel mes nje dimri. Dita e sotme nuk mund te "shtyhet" si nje barre e rende, perkundrazi duhet delltitur si ajo pika e ftohte e veses... Duhet shijuar embelsia, idhtesia e saj deri ne fund. Eshte si ai gjerdani i lagesht i pikave te ujit mbi fijen e holle te rrjetes se merimanges, temerresisht delikate edhe e bukur. E di, c'lidhje valle ka dita, jeta me rrjeten e nje merimange? Ndoshta me teper se c'mund te duket nga nje veshtrim i shpejte pa vemendje. A s'eshte e lidhur gjithcka me fije pothuajse te padukshme e te perhere-te-thyheshme? A s'kryqezohet gjithcka me labirinte pafund? Perpiqu te shohesh pertej asaj qe sheh syri yt, pertej horizontit te ngusht te deshirave egoiste e ambicjeve shoqerore. Pertej kesaj dita vertet mund te jete vec nje pike vese, e rreshqitshme e shpejt-e-zhdukshme. Pertej kesaj nje dite si kjo mund te kete me teper kuptim e impakt se c'e pret. Si ai takimi i rastesishem me nje te panjohur dosido qe ne menyre te paevitueshme shendrrohet ne nje nga me te shtrenjtit njerez ne jeten tende. Askush s'ja di fuqine e vertet apo pikellimin e plot qe nje dite cfardo mbart me vete. Ndaj mos e "shty", gelltite te teren si nje pike e ftohte vese... Si nje paranvere e vogel ne mes te nje dimri... Si nje trendafil me petale te purpurta sperkatur me derbore... Si nje gjerdan i kristalt..., delikat e temerresisht i bukur..." Aulona Goxhaj
1 Comment
"Qyteti eshte pergjumur nen shi e mjergull, gjithsesi eshte ngrohte. Nje nga ato ditet e ngrohta te dimrit kur s'do te besh gje tjeter vecse te strukesh ne kolltuk me nje batanie siper e te lexosh nje liber me nje fixhan kakao a caj prane. Ka dicka te vecant ne atemosferen e nje dite me shi qe e ben nje liber akoma me te dashur, personazhet akoma me te afert si miq te ngusht me te cilet ke ndare sekretet me te fshehta qe kur ishe femije. Ndoshta eshte mjergulla qe perfshine gjithcka edhe i jep nje ngjyrim si prej perralle...
Llampat e rrugeve qe shkelqejne si diej te art aty ketu edhe e grisin mjergullen butazi pa ze... Qetesia e paqte qe mbulon boten. Hapat e nxituar qe pllaquriten trotuareve e largohen e humbasin ne mjergullen pertej. Nuk e di! Nuk e di arsyen e vertet edhe teksa shtrengoj batanien e ngrohte kraheve e di qe vertet arsyeja ka pak rendesi. Fsheh hunden ne faqen e librit me emocionin e paduruar qe ferferin brenda meje teksa heroina e librit tim perplas kembet ne shtengun e ngusht qe do ta sjelli ate deri tek hero i historis. Pothuajse mezi e mbaj buzeqeshjen teksa pres per dy personalitetet e tyre te fuqijshem te perplasen me njeri-tjetrin. Hmmm... humbas nen nje tjeter mjergull e shiu nuk me lag. Hap porten per nje bote mrekullisht te bukur brenda kopertinave te librit qe mbaj ne prehere. Ne menyre te paevitueshme filxhani i cajit/kakaos do te ftohet e harrohet... :) vertet ka pak rendesi. Pas xhamave shiu shushurin e troket me miliona tringellima ne ndryshme. :) " Aulona Goxhaj "Gjithmone i kam pasur bezdi thonje e piste. Por sot per cudi nuk me bezdisin. Sic duket pasioni e ben cdo gje te tolerueshme. Ndaj sot me njollat shumengjyreshe te bojes se vajit nga piktura me te cilen punoja dje s'me bezdisin aspak. As rremuja e dhomes se vogel qe une edhe bashkeshorti im e ndajme midis te dyve, une si studio e ai si zyre s'me bezdis aspak. Ne vend te shukut te letrave te skrupullosura me poezi qe s'arriten te mbijetojne, ne koshin perbri tavolines sime te punes ka peceta letre te njollosura me boje vaji e mbeturina te perdredhura si krahe fluturash nga lapsat e mprehur.
Edhe pse poezit e skrupullosura cepave te dhomes neper dysheme jane shenje e mosperkthimit te sakte te shpirtit ne leter, ndoshta per hire te nostalgjise poetike te asaj qe eshte nje shkrimtar tipik, me mungojne. Do te doja ti kisha verrdalle. Neper hapat e pergjumur kur hyj ne studio ne mengjes. Apo te heshtura te qendronin nen rrezellimen e henes naten vone kur une i fik driten pasionit tim e shkoj ta leshoj veten ne endrra te tjera. Gjithsesi e dua kaq shume kete dhomes te vogel ku rremuja sundon kudo nen pushtetin e artit! Edhe pse here pas here aroma e bojrave te vajit te can hundet, apo pluhuri i pasteleve i jep tavolines nje ngjyre te cuditshme; Edhe pse ketu ka dhimbshem i kam dhene jete artit tim..., e kam dyshuar..., braktisur... e marr ne duar serish. Pavarsisht gjithe kesaj une e dua kete kaosin tim brenda kater muresh ku gjithe bota ime mund te marri fryme e lire e te hapi dritare e dyer pafund ne bote te panjohura... :) "Jeta fillon serish.
Ti je po ai qe ishe dje. Vetem pak me i rritur. Me nje grimcez njohuri me teper... Shpirti eshte i njejti. Po ai shpirt qe i reziston gjitheckaje... Shpresat jane aty. Te ato shpresa qe nuk shuhen kurre... Xixellonja te arta qe shendrrijne ne sy... Jeta eshte e bukur cfare do tjeter mund te sjelli nuk ndryshon asgje...., prap mbetet e bukur! Gezuar Vitin e Ri 2012! :) Mos harroni te buzeqeshni asnjehere! :) "Penelat e ngarkuar me boje jane shtrire te dorezuar mbi telajon e ngopur me ngjyra. Piktura sapo ka filluar te lind... me veshtron gjysmake, e uritur per me teper..., e shemtuar.
Me lodh... Me mundon... E pothuajse me ben te dorezohem... Por kujtoj se sa shpesh kam qene po ne te njejten pike. E acaruar perpara shemtise te asaj qe nuk i ngjason aspak imazhit ne imagjinaten time. Shemtia eshte e domosdoshme! Bukuria mund te lindi vetem nga farat e saj. Si ai krimbi qe kthehet ne flutur. Penelat kokevarur, te piste, memec pa duart e mia duket se me kerkojne t'i jap nje emer, nje fytyre, nje kuptim kesaj zhgarravine qe me veshtron tani pa sy. Cmimi qe paguajme per bukurine..., ndonjehere te duhet te vuash per pak lumturi me teper. Qofte kjo edhe lumturia qe ndjen kur nje ide abastrakte papritur te veshtron nga kornize delikate edhe e ve re se nje pjese e shpirtit tende u materializua, u perkthyhe... u shfaq. E s'te mbetet gje tjeter vecse te pyesesh: Te duket e bukur?! Pergjigja gjithsesi nuk ka rendesi! " © Aulona Goxhaj Kur isha femije gjeja me e veshtire per mua ishte te shprehja veteveten, ndjenjat, mendimet e mia...
Kur fillova te lexoj zbulova nje bote me vete... te pasur edhe mikpritese. Qe nuk gjykonte, nuk shante, nuk akuzonte..., per te cilen ishe 'mjaft' sido qe te ishe. Edhe fillova te shkruaj. Edhe shpirti im memec deri ne ate kohe nuk permbahej. :) Shkruaja cdo dite. Ndonjehere zgjohesha nga gjumi ne mes te nates edhe rremoja neper erresire per te gjetur nje stilolaps e nje bllok e nen driten e zbehte prane dritares, ndersa e gjithe bota flinte, shkruaja vargjet qe kishin kenduar brenda meje e me kishin thyher gjumin. E me vone, kur edhe fjalet nuk mjaftonin te pershkruanin ate boten e heshtur brenda meje fillova te vizatoj. Sigurisht, ndonjehere ajo qe shihja ne zhgarravinat e mija ishte shume here me e bukur edhe e mallengjyeshme per mua se per te tjeret. E here here krijime te vecanta i ruaja me nje xhelozi te cuditshme, larg nga syte e botes. Si thesar privat qe askush s'mund ta prekte. Realiteti ishte amorf ne gishtrinjte e mi. Ngjyrat, shirat, stinet, era... gjithcka me bindej mua. Gjej gjuhen e shpirtit tend! Mos e lere te mbetet memec gjithe jeten Kush e di ndoshta bota brenda teje eshte shume me e bukur se ajo qe te rrethon edhe te mungon vetem pak kurajo per te hyr ne te e per te lene te tjeret t'i a shohin madheshtin e vertet. A.G Mire se vini ne faqen time personale!
Shpresoj qe te gjeni sado pak kenaqesi edhe frymezim per krijmtarine tuaj ne kete faqe. :) |
AuthorJam ne fillesat e mia si shkrimtare edhe pse kjo ka qene dashuria ime e pare. :) Nqs ju pelqejne krijimet e mia apo nqs keni ndonje keshille specifike me lini te ditur duke komentuar tek blog-u. Archives
July 2012
Categories
All
|