"Gjithmone i kam pasur bezdi thonje e piste. Por sot per cudi nuk me bezdisin. Sic duket pasioni e ben cdo gje te tolerueshme. Ndaj sot me njollat shumengjyreshe te bojes se vajit nga piktura me te cilen punoja dje s'me bezdisin aspak. As rremuja e dhomes se vogel qe une edhe bashkeshorti im e ndajme midis te dyve, une si studio e ai si zyre s'me bezdis aspak. Ne vend te shukut te letrave te skrupullosura me poezi qe s'arriten te mbijetojne, ne koshin perbri tavolines sime te punes ka peceta letre te njollosura me boje vaji e mbeturina te perdredhura si krahe fluturash nga lapsat e mprehur.
Edhe pse poezit e skrupullosura cepave te dhomes neper dysheme jane shenje e mosperkthimit te sakte te shpirtit ne leter, ndoshta per hire te nostalgjise poetike te asaj qe eshte nje shkrimtar tipik, me mungojne. Do te doja ti kisha verrdalle. Neper hapat e pergjumur kur hyj ne studio ne mengjes. Apo te heshtura te qendronin nen rrezellimen e henes naten vone kur une i fik driten pasionit tim e shkoj ta leshoj veten ne endrra te tjera. Gjithsesi e dua kaq shume kete dhomes te vogel ku rremuja sundon kudo nen pushtetin e artit! Edhe pse here pas here aroma e bojrave te vajit te can hundet, apo pluhuri i pasteleve i jep tavolines nje ngjyre te cuditshme; Edhe pse ketu ka dhimbshem i kam dhene jete artit tim..., e kam dyshuar..., braktisur... e marr ne duar serish. Pavarsisht gjithe kesaj une e dua kete kaosin tim brenda kater muresh ku gjithe bota ime mund te marri fryme e lire e te hapi dritare e dyer pafund ne bote te panjohura... :)
0 Comments
Leave a Reply. |
AuthorJam ne fillesat e mia si shkrimtare edhe pse kjo ka qene dashuria ime e pare. :) Nqs ju pelqejne krijimet e mia apo nqs keni ndonje keshille specifike me lini te ditur duke komentuar tek blog-u. Archives
July 2012
Categories
All
|