Dita e sotme i ngjason nje pike vese qe rreshqet nga petalet e nje trendafili. E bukur, e paster, rrezellitese, e pakapshme...
Nje pranvere e vogel mes nje dimri. Dita e sotme nuk mund te "shtyhet" si nje barre e rende, perkundrazi duhet delltitur si ajo pika e ftohte e veses... Duhet shijuar embelsia, idhtesia e saj deri ne fund. Eshte si ai gjerdani i lagesht i pikave te ujit mbi fijen e holle te rrjetes se merimanges, temerresisht delikate edhe e bukur. E di, c'lidhje valle ka dita, jeta me rrjeten e nje merimange? Ndoshta me teper se c'mund te duket nga nje veshtrim i shpejte pa vemendje. A s'eshte e lidhur gjithcka me fije pothuajse te padukshme e te perhere-te-thyheshme? A s'kryqezohet gjithcka me labirinte pafund? Perpiqu te shohesh pertej asaj qe sheh syri yt, pertej horizontit te ngusht te deshirave egoiste e ambicjeve shoqerore. Pertej kesaj dita vertet mund te jete vec nje pike vese, e rreshqitshme e shpejt-e-zhdukshme. Pertej kesaj nje dite si kjo mund te kete me teper kuptim e impakt se c'e pret. Si ai takimi i rastesishem me nje te panjohur dosido qe ne menyre te paevitueshme shendrrohet ne nje nga me te shtrenjtit njerez ne jeten tende. Askush s'ja di fuqine e vertet apo pikellimin e plot qe nje dite cfardo mbart me vete. Ndaj mos e "shty", gelltite te teren si nje pike e ftohte vese... Si nje paranvere e vogel ne mes te nje dimri... Si nje trendafil me petale te purpurta sperkatur me derbore... Si nje gjerdan i kristalt..., delikat e temerresisht i bukur..." Aulona Goxhaj
1 Comment
|
AuthorJam ne fillesat e mia si shkrimtare edhe pse kjo ka qene dashuria ime e pare. :) Nqs ju pelqejne krijimet e mia apo nqs keni ndonje keshille specifike me lini te ditur duke komentuar tek blog-u. Archives
July 2012
Categories
All
|