Kur isha femije gjeja me e veshtire per mua ishte te shprehja veteveten, ndjenjat, mendimet e mia...
Kur fillova te lexoj zbulova nje bote me vete... te pasur edhe mikpritese. Qe nuk gjykonte, nuk shante, nuk akuzonte..., per te cilen ishe 'mjaft' sido qe te ishe. Edhe fillova te shkruaj. Edhe shpirti im memec deri ne ate kohe nuk permbahej. :) Shkruaja cdo dite. Ndonjehere zgjohesha nga gjumi ne mes te nates edhe rremoja neper erresire per te gjetur nje stilolaps e nje bllok e nen driten e zbehte prane dritares, ndersa e gjithe bota flinte, shkruaja vargjet qe kishin kenduar brenda meje e me kishin thyher gjumin. E me vone, kur edhe fjalet nuk mjaftonin te pershkruanin ate boten e heshtur brenda meje fillova te vizatoj. Sigurisht, ndonjehere ajo qe shihja ne zhgarravinat e mija ishte shume here me e bukur edhe e mallengjyeshme per mua se per te tjeret. E here here krijime te vecanta i ruaja me nje xhelozi te cuditshme, larg nga syte e botes. Si thesar privat qe askush s'mund ta prekte. Realiteti ishte amorf ne gishtrinjte e mi. Ngjyrat, shirat, stinet, era... gjithcka me bindej mua. Gjej gjuhen e shpirtit tend! Mos e lere te mbetet memec gjithe jeten Kush e di ndoshta bota brenda teje eshte shume me e bukur se ajo qe te rrethon edhe te mungon vetem pak kurajo per te hyr ne te e per te lene te tjeret t'i a shohin madheshtin e vertet. A.G
0 Comments
Leave a Reply. |
AuthorJam ne fillesat e mia si shkrimtare edhe pse kjo ka qene dashuria ime e pare. :) Nqs ju pelqejne krijimet e mia apo nqs keni ndonje keshille specifike me lini te ditur duke komentuar tek blog-u. Archives
July 2012
Categories
All
|