"Penelat e ngarkuar me boje jane shtrire te dorezuar mbi telajon e ngopur me ngjyra. Piktura sapo ka filluar te lind... me veshtron gjysmake, e uritur per me teper..., e shemtuar.
Me lodh... Me mundon... E pothuajse me ben te dorezohem... Por kujtoj se sa shpesh kam qene po ne te njejten pike. E acaruar perpara shemtise te asaj qe nuk i ngjason aspak imazhit ne imagjinaten time. Shemtia eshte e domosdoshme! Bukuria mund te lindi vetem nga farat e saj. Si ai krimbi qe kthehet ne flutur. Penelat kokevarur, te piste, memec pa duart e mia duket se me kerkojne t'i jap nje emer, nje fytyre, nje kuptim kesaj zhgarravine qe me veshtron tani pa sy. Cmimi qe paguajme per bukurine..., ndonjehere te duhet te vuash per pak lumturi me teper. Qofte kjo edhe lumturia qe ndjen kur nje ide abastrakte papritur te veshtron nga kornize delikate edhe e ve re se nje pjese e shpirtit tende u materializua, u perkthyhe... u shfaq. E s'te mbetet gje tjeter vecse te pyesesh: Te duket e bukur?! Pergjigja gjithsesi nuk ka rendesi! " © Aulona Goxhaj
0 Comments
Leave a Reply. |
AuthorJam ne fillesat e mia si shkrimtare edhe pse kjo ka qene dashuria ime e pare. :) Nqs ju pelqejne krijimet e mia apo nqs keni ndonje keshille specifike me lini te ditur duke komentuar tek blog-u. Archives
July 2012
Categories
All
|